E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-PS: Të votojmë në interes të integrimit

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka nisur sot sesionin e ri parlamentar.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nisje te seances  ka pershendetur deputetet.

Ajo ka thekuar se kryefjale e axhendes parlamentare mbetet reforma ne te gjitha fushat, pasi sipas saj, reforma eshte ndryshim, zhvillim, ecje perpara.

Duke uruar pune te mbare gjithe deputeteve, Topalli i ka bere apel opozites te votoje ligjet qe jane detyrim i Brukselit per integrimin dhe ne interes te gjithe shqiptareve per bashkimin ne familjen evropiane.

“Shqiptarët meritojnë përgjigje pozitive për marrjen e statusit dhe që kjo të ndodhë duhet të jemi të bashkuar, disa ligje kërkojnë votim me shumicë të cilësuar. Miratimi i tyre janë detyrat që BE i ka dhënë vendin tonë. Disa nga këto nuk panë dritën jeshile gjatë seancës së fundit, pa opozitën nuk mund të miratohen, miratimi i tyre janë kusht i integrimit, pa votën e kolegëve disa nga kushtet nuk përmbushen, shqiptarët nuk shpërblejnë as bojkotuesin, as bllokuesin, interesi i fëmijëve të shqiptarëve është më i madh se ai i cilitdo politikan”- tha Topalli.

Sipas saj, deputetet duhet të jene të bashkuar në veprim e jo vetëm në fjalë, të bashkuar në votë pa hile. “Duhet të votojmë, kjo është në dorën tonë, duhet të bëjmë një tjetër hap drejt Evropës”- tha ajo.

Punimet e Kuvendit te dites se sotme, qe parashikohet te zgjasin me pak se zakonisht do te pasohen me miratimin e vendimeve te Konferences se Kryetareve, miratuar vetem pak dite me pare.

Kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›