E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Pergjigjen per integrimin do e japin shqiptaret me 23 qershor

“Përgjigjen për integrimin opozitës do ia japin shqiptarët më 23 qershor” Me këto fjalë i është drejtuar parlamenti të Bullgarisë Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke akuzuar opozitën për bllokimin e votimit të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli.
Ajo e ka cilësuar integrimin e vendit si objektin madhor të qeverisë dhe është shprehur se 94% e shqiptarëve e mbështesin atë.

Në fjalën e saj drejtuar parlamentarëve bullgarë, Topalli ka folur për të gjitha zhvillimet, arritjet dhe sfidat e Shqipërisë në këto 20 vite.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh edhe për shqiptarët në 5 shtete. Ajo foli për një komb që dëshrion të shkojë drejt një të ardhmeje të përbashkët. Integrimi në BE- kjo është dhe zgjidhja që i bën kufijtë e parëndësishëm mes vendeve -tha ajo
Ashtu si me krerët e shtetit të Bullgarisë edhe para deputetëve të këtij vendi kryeparlamentarj shqiptare foli për sfidat që vendi ynë ka kaluar këto 20 vite, deri tek kjo e fundit, ku Shqipëria nuk po merr dot statusin e vendit kandidat, për shkak të politikës bllokues të opozitës- sic u shpreh ajo
Ekonomia zuri vend të rëndësishëm në vizitën e zonjës Topalli në Bullgari. Foli me krenari që Shqipëria nuk ra ne recesion dhe për modelin ekonomik fiskal i cili vijon të reformohet, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj, mes tyre edhe ata bullgarë.
Për paqen në këtë zonë, janë bërë shumë marrëveshje, por jo të gjitha janë implementuar tërësisht.Tirana zyrtare ka mbështetur dialogun Prishtinë-Beograd. Por marrëveshjet janë për tu zbatuar njëlloj si në Preshevë, Kosovë dhe Shkup. Modeli i paqes është modeli i Europës. Garantimi i paqes, është në modelin e Bashkimit Europian. Në BE, kufijtë bëhen të parëndësishëm. Prandaj dhe përshpejtimi i integrimit të Europës Jug-lindore, është zgjidhja


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›