E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Presidenti Lech Kaczynski, njeriu i guximit të madh

Tiranë, 10 prill, NOA Presidenti polak Lech Kaczynski ishte një njeri i guximit të madh, besimtar patriot, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së lirisë dhe antikomunist i paepur.

Kështu e ka cilësuar presidentin e ndjerë të polonisë, në mesazhin e ngushëllimit të saj drejtuar homologut polak Bronislav Komorovski, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Kjo është një ditë e vështirë për kombin polak, është një ditë shumë e trishtueshme për vendet tona. Nga ky aksident i tmerrshëm, të gjithë jemi të shokuar.

Sot polakët humbën një pjesë të rëndësishme të elitës së tyre politike dhe shqiptarët luten për shpirtrat e tyre, shkruan Topalli.

Më tej, ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për popullin polak, në këto moment të vështira.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›