E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Moisiu: Politikanët, jo ata që meritojnë shqiptarët

Elbasan

“Politika post-komuniste dhe politikanët shqiptarë nuk janë ata që kërkon dhe meriton vendi ynë. Herë pas here politika ka dhënë shenja të përmirësimit, por jo aty ku pritet. është koha që shqiptarët ta thonë fjalën me votën e tyre të lirë, duke u menduar mirë për ndërrimin e pushtetit dhe jo të shtetit”. Kështu është shprehur ish-presidenti Alfred Moisiu, gjatë promovimit të librit të tij në tri vëllime, “Midis Nanos e Berishës”, në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Më tej ish-presidenti Moisiu ka folur për kontributin e tij në rritjen e prestigjit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për çështjen kombëtare.

Të pranishëm gjatë prezantimit të librit ishin edhe ish-presidenti Rexhep Mejdani, deputeti socialist Fatmir Toçi, kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe një numër i madh intelektualësh, studentësh, artistësh dhe shkrimtarësh të këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti Rexhep Mejdani e ka vlerësuar së tepërmi rolin e kolegut të tij. Ai e ka cilësuar Moisiun si një garant të mbrojtjes së Kushtetutës dhe presidentin më kurajoz në luftën për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese të Shqipërisë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›