E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, jep prova se ke reflektuar"

Shoqatat e ish-te perndjekurve dhe te denuarve apo edhe ato te ish-pronareve jane shprehur te gatshem per te degjuar propozimet e Partise Socialiste per zgjidhjet e ketyre dy ceshtjeve aq shume te debatuara ne 20 vitet e fundit. Pavaresisht se kane qene skeptike ne lidhje me menyren se si do te realizohen projekte te tilla, te cilat ne keto 20 vite jo pak keto dy shtresa i kane degjuar nga politikanet shqiptare te te gjitha kraheve politike. "Ndryshimet qe paraqit PS do te thote qe eshte nje shkeputje e saj nga pozicioni i te majtes duke anuar nga e djathta, por ne jemi shume te interesuar per te na thene si do ta realizonte kete program te ri te saj. Nuk shkon per ne qe do mbrohen te gjithe. E drejta eshte nje, nuk mund te kete dy te drejta. Ata qe na kane zaptuar pronat do mbrohen, do mbrohemi edhe ne", eshte shprehur Agim Toro, kryetar i "Pronesi me Drejtesi". Per te, Partia Socialiste duhet te ndaje njehere e mire, nese eshte per ligjet e deritanishme qe favorizojne zaptuesit e pronave, apo eshte per kthimin dhe kompensimin e pronave per pronaret e ligjshem. Por nuk kane qendruar indiferente as ish-te perndjekur politike, teksa kane kerkuar qe perpara se te saktesojne ne statut qendrimin ndaj kesaj shtrese, socialistet duhet te denojne njehere e mire krimet monstruoze te komunizmit. "Sigurisht per nje parti qe pretendon te vije ne pushtet dialogu eshte me se i pranueshem. Qe te shkohet tek dialogu duhen dhene disa prova. Qe te shkohet tek ky dialog duhen denuar krimet e komunizmit. Qe te shkohet tek ky dialog duhen denuar ligjet qe nuk i japin pronen pronarit. Qe te shkohet tek ky dialog duhet urgjent qe ne sheshin qendror te Tiranes te vihet memoriali i perndjekjes te regjimit komunist", thote Besim Ndregjoni sekretar i shoqates se ish- te perndjekurve dhe denuarve politike. I cili gjithsesi eshte treguar me te vertete skeptik ne lidhje me kete ceshtje, teksa dy dite me pare, paralel me kerkesen ndaj Rames qe te distancohet nga krimet e diktatures, ka kerkuar qe te vendoset dhe memorial ne kujtim te viktimave te komunizmit ne sheshin "Skenderbej", nderkohe qe eshte shprehur se nuk duhej te ndertoheshin kulla ne shesh. Socialistet kane perfshire per here te pare pas 20 vjetesh ne statutin e tyre edhe trajtimin e ceshtjes se ish-te perndjekurve politike dhe ish pronareve. Si perfaqesuesi i shoqates "Pronesi me drejtesi", ashtu edhe ai ish- te perndjekurve politike thone se socialistet duhet te paraqesin platforma konkrete se si do t'i trajtojne keto ceshtje.

Begeja: Rama ka qene kunder zgjidhjes nga te majtet
Republikanet: PS mashtron ish te perndjekurit e ish-pronaret
I menjehershem ka qene reagimi i te djathteve ne lidhje me qendrimin e kryetarit socialist Rama ndaj ish-pronareve dhe ish-te perndjekurve, qendrim qe ehste fiksuar zyrtarisht dhe ne programin politik te kesaj partie, per here te pare pas 19 vjetesh. Keshtu, republikanet akuzojne socialistet se po mashtrojne ish-te perndjekurit dhe ish-pronaret, duke i bere pjese te programit ceshtjet e tyre. Deklaraten e beri anetari i kryesise, Maksim Begeja. "Partia Socialiste vendosi ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te saj qe te perfshije ne program ish-pronaret dhe ish- te perndjekurit politike duke kerkuar keshtu qe te dale me flamurin e zgjidhjes se problemeve te tyre. Kjo eshte demagogjia e radhes e PS dhe e kryetarit te saj Edi Rama i cili pretendon se gjoja kjo qenka thjesht shprehje e shkruar e asaj qe eshte thene prej kohes nga PS. Zoti Rama ka harruar se jo me larg se fundi i vitit te kaluar deklaroi se problemin e pronave ju pronaret shkoni ta zgjidhni me te tjeret", tha Begeja. I cili nuk ka munguar te leshoje "silure" akuzash ne drejtim te kreut socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›