Topalli: Presidenti është yni
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaron se nuk ka nder mend qe zgjedhjen e presidentit ta lere ne dore te opozitës. Duke iu referuar ndryshimeve te kushtetutës ne prill te 2008, Topalli la te kuptohet se nese kreu i shtetit nuk zgjidhet ne dy raunde e para me vota te cilësuara, atëherë mazhoranca ne raundin e trete do te votoje emrin qe ajo do te përzgjedhë. Topalli shprehu keqardhje per mosvotimin e opozites ne seancën e se enjtes per ligjet qe kërkonin 3 /5 e votave. Sipas Topallit, sjellja e opozites rrezikon serish marrjen e statusit te vendit kandidat. Nje dite pare ne seancën parlamentare opozita e kushtëzoi voten per ligjet e cilësuara me nje pakete kushtesh ndaj mazhorances./vizion plus/