Rama: Ja 10 kërkesat tona për bashkëpunim
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka propozuar një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë.
Rama deklaroi se se nëse pala tjetër nënshkruan paktin me 10 pika për Shqipërinë si gjithë Europa atëherë opozita do të ngrejë dorën në Kuvend për t`i dhënë një shans të orës së fundit mundësisë së Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat.
Ja 10 pikat e paktit të opozitës:
1. Votimi i menjëhershëm i një rregulloreje për bashkëjetesën në sallën e Kuvendit
2. Ngritja e një komisioni parlamentar ad hoc për reformën institucionale të Kuvendit
3. Arritja e një marrëveshjeje për përfundimin e reformës zgjedhore deri në mars të 2012-s bazuar mbi raportet e OSBE-ODIHR-it duke rënë dakord që çdo propozim i PS që gjen konsensusin e OSBE-ODIHR-it të miratohet me konsensus
4. Zgjedhja me konsensus e këshillit të Bankës së Shqipërisë dhe guvernatorit të saj
5. Zgjedhja me konsensus e kreut të Komisionit të Lartë të Shtetit dhe paraqitja e një profili para Presidentit, jo si emër por thjesht si staturë, një person që nuk vjen nga partitë
6. zgjedhja konsesuale e Avokatit të Popullit
7. Komisioni i Ligjeve të trajtojë së bashku me një grup ekspertësh çdo çështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5, kjo brenda kësaj legjislature, dhe garancia se do të ketë dakordësi mbi çdo product të punës së këtij komisioni
8. Të ndërmerret një tryezë ku të përfshihet edhe opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshime në Kushtetutë në trasparencë të plotë me publikun, përsa i përket çështjes së imunitetit.
9. Ti drejtohemi Prokurorisë së Përgjithshme për dy çështje: a) zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit, të cilës PS ka interes publik ti bashkëngjisë edhe dy vrasje të tjera: atë të deputetit Xhindit dhe kryekomunarit Veselit, hetimet e të cilave i bllokon policia. B) Prokuroria të thërrasë të gjithë personat me detyra qeveritare që kanë rezultuar të përzier nën dritën e kabllogrameve të publikuara së fundi nga Wikileaks
10. Balancimi me konsensus i bordit të TVSH-së, KKRT dhe të votimi me konsensus i ligjit të mediave për tu dhënë fund presioneve mbi mediat dhe praktikës së reklamave qeveritare paraelektorale.