Topalli Programi yne ambicioz te motivuar per fitore do te ndeshkohet bllokimi
Demokratët nuk pritën çeljen zyrtare të fushatës për të shpallur reformat dhe as rezultatin e zgjedhjeve për miratimin e tyre, si për të thënë që kalimi nga një mandat në një tjetër nuk duhet të njohë lodhje. Kësaj here axhenda e fundit të legjislaturës e prishi traditën.
“Kur parlamenti shkon drejt mbylljes, puna në parlament ngadalësohet, tani e kundërta: në xhendën e parlamentit kemi disa reforma shumë të guximshme që kanë në qendër dhe fokus qytetarin shqiptar”- thotë Topalli në një intervistë për abc news.
“Ne jemi ndryshimi-përpara” sipas nënkryetares së PD dhe kryeparlamentares Topalli, nuk do të thotë vetëm vazhdimësi.
“Programi ynë preket cdo ditë nga qytetarë, axhenda e ardhshme është ambicioze, e Shqipërisë së zhvilluar dhe asaj europiane, bashkë mbajmë vulën e reformatorëve në një vend që ka bërë rrugën më të gjatë në kohën më të shkurtër, nga vendi i bunkerëve në vendin e NATO-s, vendi ku ekonomia nuk është në recesion dhe ku qytetarët me guxim të shohin para”- vijon kryeparlamentarja.
Dhe këtu nuk ka as kopjim programi, sikundër socialistët pretendojnë
“Sa për pjesën e kopjimit nuk do i referohesha kopjes së dorës së kryetarit të PS-së”.
Mungesa e statusit të vendit kandidat për të tretën herë bën që mazhoranca të shkojë me një kosto drejt zgjedhjeve, ndonëse synon ta shndërrojë në përfitim. Të jesh peng i një formaliteti e quan zonja Topalli
“Më 23 qershor shqptarët do votojnë me vetëdije të thellë shoqërore, duke menduar ku ishin dhe ku janë dhe duke projektuar veten përpara. Me vetëdije të thellë shoqërore për të gjithë ata që nuk kanë bërë detyren e tyre patriotike, për të gjithë ato që përpiqen të ngrenë mure të paqena”.
Dhe supriza e zgjedhjeve do të vijë pikërisht nga Fieri
“Rezultati më spektakolar ka për të qenë në Fier. Nuk mund të përdorësh Fierin si pretekst antieuropian, jo vetëm për ndryshimet, por thelbësisht për atë që synojmë të bëjmë, një Shqipëri me rroga ku e arsimtarit shkon në 700 dollarë”- thekson ajo.
Skeptikët flasin për konsumim të qeverisjes. Qeveritarët janë karikuar për mandatin e tretë. A është dhe baza e demokratëve në këtë nivel besimi?
“Ata janë më të motivuarit. Qytetarët shqiptarë dhe nuk e kam fjalën vetëm për votuesit e PD, janë të intresuar për rroga më të larta për penisone për të vazhduar rritjen e punësimit një jetë më të mirë dhe integrimin e vendit në BE”- përgjigjet kryetarja e kuvendit.
Ky realitet sipas zonjës Topalli i jep kuptim asaj çfarë sekretarja amerikane shtetit tha në Parlamentin shqiptar, që nëse doni të shikoni një dmeokraci në zhvillim, ejani dhe vizitoni Shqipërinë.
Dhe kur e thotë një sekretare shteti merret e mirëqenë.
“Ka thënë substancën e gjykimit për Shqipërinë”- miraton Topalli.