E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbyset automjeti ne Laprake nuk ka viktima ne njerez

Aksidentet e shumta e kanë kthyer në këtë aks më problematikun në Tiranë

Këtë herë ka qenë një tjetër manovrim i gabuar i mjetit që është në korsinë e brendshme, që ka detyruar mjetin tjetër që vinte me shpejtësi tej normave, të mos e shmangë përplasjen.

Ka goditur BMË-në dhe më pas është rrotulluar dhe ka përfunduar me gomat përpjetë.

Fatmirësisht dy personat që ndodheshin në makinë nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Fati I mirë gjithashtu që nuk ka patur kalimtarë apo automjete të tjera përpara për t’u përplasur..

Aksidenti ka sjellë edhe bllokimin e aksit hyrës të rrugës Dritan Hoxha, nga kryqëzimi i Spitalit Ushtarak në drejtim të Zogut të Zi.

Aksi është hapur pas 30 minutash, kur përfunduan veprimet hetimore në vendngjarje dhe u larguan automjetet e aksidentuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›