Topalli Qytetaret e Shkodres sdo ia falin kurre atij qe lutet per te zhdukur nga permbytjet

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli inspekton zonat e permbytura
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli denoi dje qendrimin e Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama i cili vazhdon te lutet per dite e me radhe per kosto te renda nga permbytjet ne Shkoder duke lakuar edhe humbjen e jeteve njerezore. Perballe nje akti te tille flagrant dhe amoral ka reaguar publikisht kryetarja e Kuvendit dhe njeherazi deputetja e qarkut Shkoder Jozefina Topalli e cila u shpreh se pa shpirtesia dhe katilet sdo e kene te gjate talljen dhe qeshjen e tyre me fatkeqesite e shqiptareve. Eumlshte nje situate e paprecedente dhe ata qe tallen e thone qe kjo gje ndodh nje here ne 100 vjet jane cinike jane te pashpirt jane nga ata qe ketu ne Shkoder i quajne katile. Ne kemi nevoje per solidaritet jo per fjale te rende dhe jo per lutjet qe te permbytet edhe me keq Shkodra sic ben Edi Rama. Natyrisht qytetaret nuk tolerojne asnje njeri qe guxon te qeshe ne keto momente. Natyrisht qytetaret e Shkodres nuk ia falin kurre atij qe mendon dhe shpreson se do te mbyten dhe do te permbyten qe te gjithe. Natyrisht qytetaret e Shkodres nuk ia falin kurre dhe sdo tia harrojne kurre atij qe buzeqesh kur Shkodra apo Shqiperia eshte ne fatkeqesi- u shpreh kryetarja e Kuvendit. Topalli tha se pjesa me e madhe e vendit po perballet me reshje te shumta shiu te cilat kane shkaktuar edhe permbytje te jashtezakonshme kryesisht ne veri-perendim. Ne kete sens ajo shprehu gatishmerine e autoriteteve shteterore per te garantuar jetet njerezore. Natyrisht qe situata eshte e veshtire por detyra jone eshte qe ta perballojme per te shkuar aty ku eshte nevoja per te shkuar aty ku eshte thirrja per ti dale perpara asaj qe mund te dilet perpara. Ne fakt ajo qe po ndodh eshte nje lloj cikli qe nuk e kishim pare te pakten keto vitet e fundit. Por cikli nenkupton vitin e pare vitin e dyte vitin e trete. Ky vit eshte me i veshtire se viti i kaluar. Viti i dyte eshte gjithmone nje situate edhe me e renduar. Une nuk e di ne se do te jete nje cikel 3-vjecar apo 5-vjecar por di qe eshte nje situate e jashtezakonshme sic eshte nje situate e jashtezakonshme edhe ne vendet e tjera te Europes ne Poloni ku ka mbi 30-40 te vdekur apo ne vendet e tjera. Ne fakt ketu nuk kemi humbje jetesh. Kjo eshte kenaqesi shume e madhe por edhe shqetesimi jone kryesor- tha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila prej ditesh te tera bashke me deputete dhe ministra te kabinetit Berisha po monitorojne nga afer situaten e permbytjeve ne qarkun e Shkodres. Ajo gjeti rastin te vleresoje strukturat operacionale te Policise dhe Ushtrise per tu ardhur ne ndihme banoreve te fshatrave te permbytur prej plot 6 ditesh. Sic e shikoni ushtria eshte ne dispozicion policia ne dispozicion varketarat ne dispozicion peshkataret ne dispozicion. Qytetaret banoret e komunave me nje solidaritet te madh shpirt te madh dhe bujari te madhe po ashtu po ndihmojne njeri-tjetrin. Ne te tilla situata kerkohet kurajo ne te tilla situata kerkohet qetesi kerkohet solidaritet i madh ne te tilla situata kerkohet gjakftohtesi per te menaxhuar. Une falenderoj te gjithe qytetaret per shpirtin kurajoz qe po tregojne ne keto momente te veshtira per kurajon qe i japin edhe drejtuesve lokale sepse edhe ata kane nevoje per nje fjale te mire. Une falenderoj policet falenderoj ushtrine falenderoj donatoret qe kane ardhur edhe nga Kosova per te sjelle ndihma mjekesore falenderoj biznesmenet te cilet edhe pa u kerkuar ndihme jane ofruar vete qofte ne ushqime per njerez por edhe per gjene e gjalle- deklaroi me tej kryetarja e Kuvendit Topalli.
...