E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i qeverise per ndihme/NATO konfirmon dislokimin e forcave operacionale ne Shqiperi

05-12-2010 / Gazeta 55

Pergjigje te menjehershme kthejne Italia Turqia dhe Greqia priten edhe Austria Gjermania dhe Belgjika. Mberriti dergesa e pare me helikoptere per intensifikimin e aksionit te evakuimeve


Apelit te qeverise shqiptare per ndihme i eshte pergjigjur menjehere NATO struktura ku Shqiperia militon prej dy vitesh pas anetaresimit te plote. Ne nje bisede telefonike me urdher te kryeministrit Sali Berisha ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto therrit dje ne ndihme Italine Turqine dhe Greqine. Kryediplomati shqiptar theksoi se njekohesisht ka biseduar dhe me ambasadoret e vendeve te NATO-s ne Tirane e kjo per te kerkuar mbeshtetje per situaten e emergjences. Shume shpejt do te kemi ndihmen dhe asistencen e tyre logjistike. Jemi ne rruge te drejte dhe ndihma te tjera do te vijne nga vendet anetare te NATO-s. Po ashtu pritet qe edhe Austria Belgjika dhe Gjermania te solidarizohen me situaten e veshtire ne veri-perendim te Shqiperise. Nderkohe gjate dites se sotme Haxhinasto do te zhvilloje nje takim ne Ministrine e Puneve te Jashtme me Ambasadoret e vendeve te NATO ne Tirane rreth situates kritike ne veri.


Turqia i pergjigjet apelit te Shqiperise 2 helikoptere kerkim-shpetimi mberrijne ne zonat e permbytura ne Shkoder/Qeveria turke i eshte pergjigjur menjehere thirrjes se autoriteteve shqiptare per nje riorganizim me te efektshem te forcave ushtarake shqiptare ne bashkepunim me ato te vendeve te NATO-s per te perballuar situaten e renduar ne veri te vendit si pasoje e reshjeve intensive te shiut. Lajmin e konfirmon ambasada turke ne Tirane se dy helikoptere kerkim-shpetimi do te vijne ne ndihme te banoreve te permbytur ne zonen e Shkodres. Lajmi ishte bere i ditur qe sot ne mesdite gjate nje bisede telefonike qe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu i cili pas informatave lidhur me gjendjen e emergjences civile ne Shkoder i premtoi kryediplomatit shqiptar se do te sillte ndihma per banoret si dhe medikamente e staf mjekesor per ta. Garancine per ti ardhur ne ndihme Shqiperise e ka shprehur edhe vete Presidenti turk Abdulla Gyl gjate nje komunikimi me presidentin e Republikes Bamir Topi. Gyl e siguroi Presidentin Topi per gatishmerine e tij institucionale per te ndihmuar Shqiperine ne keto momente te veshtira. Sipas njoftimit te ambasades turke ne Tirane ne helikoptere do te kete edhe nje staf mjekesh qe do ti vijne ne ndihme situates se emergjences ne veri te vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›