E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Qeveria shpall krye-objektivin Asnje jete te humbur

05-12-2010 / Gazeta 55

Ne diten e 6-te te permbytjeve eshte vene re nje ulje e nivelit te ujit ne zonat e permbytura ne Shkoder por gjithsesi sparashikohet nje permiresim i mundshem i kushteve atmosferike pervec uljes se temperaturave deri ne 5 grade duke filluar nga dita e sotme


Dita e 6-te e permbytjeve ne Shqiperine veri-perendimore vazhdon te jete po aq kaotike ne vijim te intensitetit te pandryshueshem te reshjeve te shiut si dhe shkrirjes se debores se pare ne alpe. Emergjenca Civile e instaluar prej disa ditesh ne qarkun e Shkodres vazhdon te jete ne gatishmeri te plote duke iu pergjigjur cdo provokimi te natyres ndersa eshte bere i detyrueshem evakuimi i banoreve ne disa prej komunave te ketij qarku. Po ashtu me vendim te Keshillit te Ministrave dhe vete kryeministrit Sali Berisha eshte urdheruar hapja e rezerva shteterore te qarkut Shkoder per te furnizuar me ushqime dhe veshmbathje banoret e evakuuar tashme. Por si te mos mjaftonte kaosi dhe dalja jashtekontrollit e lumenjve dhe perrenjve ne Shkoder Lezhe dhe Durres dje ka shpallur gjendjen e Emergjences dhe Fieri nderkohe qe permbytje ka patur ne Elbasan dhe Korce. Cikli i reshjeve te shumta te shiut dhe permbytjeve anekend ne Shqiperi ska toleruar as vendet e rajonit. Keshtu nje situate e tille e paprecedente permbytjesh po perjeton edhe Serbia Bosnje Hercegovina Mali i Zi dhe Maqedonia. Kjo ka bere qe kapricot e motit ne Ballkan te jene objekt i mediave me prestigjioze boterore si AFP Reuters New York Times Fox News apo BBC.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›