E Diel, 1 Nëntor 2026

Benetiz largohet nga Interi

Rafa Benitez është larguar përfundimisht nga ekipi i Interit.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se agjenti i teknikut spanjoll, Manuel Garcia Quillon, është takuar sot me zv/presidentin e Interit, Rinaldo Ghelfi dhe kanë vendosur edhe shkëputjen e kontratës të strategut zikaltër.


  Gjithashtu lajmi për largimin e trajnerit Benitez është publikuar edhe në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër.

“F.C Internazionale dhe Rafael Benitez njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës së punës në mënyrë konsensuale. Klubi falenderon trajnerin për punën e zhvilluar në krye të skuadrës të cilën e ka drejtuar në fitimin e Superkupës së Italisë dhe të Botërorit të Klubeve. Rafael Benitez falenderon Interin për eksperiencën profesionale dhe për fitoret e arritura bashkë”, shkruhet në komunikatën e klubit zikaltër.

Interi nuk e ka konfirmuar ende trajnerin e ri, por thuhet se Benitez do të përfitojë 3 milionë euro nga shkëputja e kontratës. Sipas spekulimeve, trajner i ri i Interit pritet të jetë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›