E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama nuk përshëndeti për NATO-n

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaron se Edi Rama nuk përshëndeti antarësimin e vendit tonë në NATO. E ftuar në studion e televizionit "Ora News" Topalli ka shënjestruar edhe një herë tjetër kreun socialist Edi Rama, përsa i përket integrimit të vendit tonë në aleancën euroatlantike, megjithatë Topalli ka distancuar nga kjo akuzë pjesën tjetër të partisë, por edhe elekoratin e majtë. Zonja Topalli duke folur mbi antarësimin ne NATO, pranoi se merita kryesore i takon mazhorancës aktuale, kësisoj kjo ngjarje do zëri rol të veçantë në fushatën e ardhshme elektorale. Sipas saj, kanë qenë pikërisht reformat e kësaj qeverie që edhe me votat e opozitës bënë të mundur anëtarësimin në këtë aleancë. Kryeparlamentarja Topalli konfirmoi vullnetin e qeverisë për të aplikuar për statusin e vendit kandidat për në BE, brenda presidencës Çeke. Ajo gjithashtu, hodhi poshtë pretendimin e opozitës se Shqipëria është prekur nga kriza globale ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›