Turqi,zgjedhjet, incidente, 3 të vdekur

Përleshje dhe viktima në Turqi, ku po votohet për zgjedhjet administrative për të rinovuar qeveritë vendore. Në lindje të vendit, në Dijarbakir dhe në Sanli Urfa, zemër e minorancës kurde, tre persona kanë vdekur dhe disa dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të disa përleshjeve në qendrat zgjedhore. Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për kryeministrin turk Taip Erdogan, duke qënë se vijnë në një moment krize të thellë ekonomike për vendin. Qëndrat zgjedhore do të mbyllen në orën 17:00.