Topalli Rama te mos bllokoje ligjet

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi nga Kryetari i opozitës Edi
Rama që të mos bllokojë votimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni
Europian, pasi ky është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.
"Dje parlamentarë të majtë dhe të djathë europiane votuan për Shqipërinë. Dje në Kuvendin tonë kishim në axhendë tre ligjet e rëndësishme që kërkojnë shuimicë votash, por kolegët e majtë nuk i votuan ato", tha Topalli, në një dalje për media nga salla e konferencave në Kryesinë e Kuvendit
Duke shprehur shqetësimin për pengesat e integrimit, që sipas zonjës Topalli vijnë nga politika e brendshme,Kryeparlamentarja ftoi që palët të votojnë tre ligje të rëndësishme, detyrë që KE-ja i ka vënë Shqipërisë për statusin.