E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama të votojë tre ligjet, është detyrim ndaj shqiptarëve

Gazeta Shqip

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi nga Kryetari i opozitës Edi Rama që të mos bllokojë votimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian, pasi ky është një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. 

“Dje parlamentarë të majtë dhe të djathë europianë votuan për Shqipërinë. Dje në Kuvendin tonë kishim në axhendë tre ligjet e rëndësishme që kërkojnë shumicë votash, por kolegët e majtë nuk i votuan ato”, tha Topalli, në një dalje për media nga salla e konferencave në Kryesinë e Kuvendit

Duke shprehur shqetësimin për pengesat e integrimit, që sipas zonjës Topalli vijnë nga politika e brendshme,kryeparlamentarja ftoi që palët të votojnë tre ligje të rëndësishme, detyrë që KE-ja i ka vënë Shqipërisë për statusin.

23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Topalli: Rama të votojë tre ligjet, është detyrim ndaj shqiptarëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›