Topalli-Ramës: Ligji për SHISH do të miratohet
Deklarata u bë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas debateve të shumta në Parlament për heqjen nga rendi i ditës për ligjin për SHISH.
Ajo akuzoi kreun e opozitës, Rama, se po kërkon të pengojë funksionimin normal të Kuvendit, duke shtuar se falë reformave të bëra, vendi është anëtarësuar në NATO dhe po bën hapa përpara në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE.
“Deklarata e kreut të PS është e vonuar dhe ndjej neveri për diversionin e tij. Garantoj që ky ligj do të votohet”, u shpreh Topalli. Më tej, zonja Topalli akuzoi z. Rama se ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE, duke lobuar kundër interesave të vendit.