Topalli-Rames: Ti nuk e di c'eshte ligji e parlamenti Rozeta Rapushi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sulmoi dje nga Puka, Kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se per dy vite me radhe sfidoi Kushtetuten dhe Parlamentin. Madje duke shkuar me tej, pas refuzimit te opozites per te votuar kalendarin e punimeve te kuvendit per sesionin e ri parlamentar, Topalli tha se mazhoranca perballe ka nje kryetar partie, qe nuk e di se cfare eshte parlamenti, ligji apo kushtetuta. "Ne cdo dite te ketyre dy viteve, ne cdo seance te ketyre dy viteve, se bashku me koleget e tjere ne kemi bere vetem nje veprim, kemi mbrojtur Kushtetuten dhe ia kemi dale. Natyrisht perballe kemi nje kryetar partie i cili nuk di cfare eshte Parlamenti, nuk di cfare eshte praktika parlamentare, nuk do te dije cfare eshte ligji, nuk njeh kushtetuten", tha Topalli. Sipas saj, nuk eshte detyra e mazhorances per t'i mesuar rrugen kundershtarit politik, por per t'i qendruar kuadrit ligjor, kushtetutes, vlerave, lirise dhe pergjegjesise qe sjell me vete liria. "Sigurisht qe jane bere perpjekje te shumta, por ashtu sic ju e keni ndjekur ne dy vitet e fundit, sidomos ne Kuvendin e Shqiperise, ne jemi perballur me nje mentalitet, me nje filozofi, me nje sjellje, qe sfidonte Kushtetuten, qe sfidonte parlamentarizmin, qe nuk pranonte voten e shqiptarit, nuk pranonte Parlamentin, Kushtetuten. Kemi pasur nje zgjidhje dhe besoj se kemi marre vendimin me te drejte, t'i qendrojme asaj qe eshte themeltar mbi te cilin ngrihet shteti dhe e ka emrin kushtetute", u shpreh Kryetarja e Kuvendit ne Puke, ne 21-vjetorin e themelimit te Partise Demokratike ne kete qytet. Perballe kundershtimeve te opozites, nenkryetarja e selise blu, permendi faktin se Rama e mori pergjigjen per sjelljen e tij dhe te opozites ne 8 Maj, ku shqiptaret dhane 140 mije vota me shume per koalicionin e Partise Demokratike. "Une nuk e imagjinoja, e deshiroja, e shihja se mund te realizohej por t'iu them te drejten nuk e mendoja se ketu do dilnin 9 me 1 dhe per kete ju falenderoj te gjitheve. Duke e mbyllur nese kjo salle eshte nje pjese e rendesishme me pjesemarrjen e shume zonjave, une dua t'iu falenderoj me zemer, eshte inkurajim per mua personalisht, eshte kenaqesi e jashtezakonshme per mua, i beni nder vendit tuaj, i beni nder partise sone, i beni nder Shqiperise, qe jeni kaq pjesemarrese ne jeten politike publike te Shqiperise", u shpreh ajo. Duke permendur edhe 100-vjetorin e pavaresise se vendit qe eshte kete vit, u shpreh e sigurt se ne Puke gjate ketij viti do tw organizohen aktivitete, ceremoni solemne per te nderuar 100-vjetorin e Pavaresise.