Topalli: Reformat, një garanci e re për mandatin qeverisës të pas vitit 2009
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vlerësuar nga qyteti i Shkodrës, kontributin e të gjithë simpatizantëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Gjatë takimit festiv me rastin e 17 vjetorit të krijimit të degës së partisë së parë opozitare, PD, në qytetin verior. Zonja
Topalli foli me mirënjohje dhe respekt për dëshmorët Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët dhanë jetën për demokraci. Ajo kujtoi me respekt dhe Kryetarin e Kuvendit të parë të demokracisë, Pjetër Arbnori, si dhe deputetin Ferid Hoti, i ndarë pak kohë më parë nga jeta.