E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Sigurisht, Topin nuk e votoj për president

 Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, thotë se nëse Topi do të rikandidonte, nuk do ta votonte. Pyetjes së bërë se a mund të jetë z. Topi sërish kandidat? Topalli i është përgjigjur: Bëjani pyetjen tjetërkujt. Unë nuk besoj se z. Topi do të jetë, sigurisht që unë s’do ta votoj, kjo është e sigurt”, ka thënë Topalli në një intervistë për Ilir Babaramon në News 24.

E pyetur nëse do të jetë ajo kandidate për presidente, kryeparlamentarja shprehet se është ende herët për të diskutuar për këtë dhe se duhej pyetur kryeministri Sali Berisha.

Ajo foli edhe për debatin e djeshëm në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke deklaruar se presidenti i vendit duhej të ndërhynte për të zgjidhur problemet si dhe të dënonte sulmet politike ndaj Kolegjit Zgjedhor. “Presidenti duhej të dënonte sulmet dhe shpifjet e palejueshme, që lidershipi i PS-së u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit. E dënoj me forcën më të madhe shpifjen që u bëri 8 anëtarëve të Kolegjit.” tha Topalli. /Start/

                                                                                             2011-07-20 08:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›