Rakipi: Prokuroria të nisë vetë hetimet për akuzat ndaj Kolegjit

“Është një detyrim ligjor i Prokurorisë dhe i vetë Ina Ramës dhe i çdo prokurori që të niste hetimin për akuzat e ngritura për 40 milion euro”, tha ai mbrëmë për gazetarin Roland Qafoku në tv Planet.
Ai shton se akuzat e opozitës duhet të hetohen dhe nëse ato janë të vërtetë, ish-kryeprokurorit, ajo do të jetë tejet e rëndë. Ai shton se një denoncim të tillë do të duhej ta bënte edhe vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. “Gjyqësori është në krizë. Kam dyshimet e mia për procedurat e ndjekura nga Kolegji. Në Shqipëri, drejtësinë e duan të gjithë, por njeriun e drejtë nuk e do asnjë”, vijon.
Rakipi kujton një situatë të vitit 2002, ku Dritan Prifti kishte deklaruar se Fatos Nano i kishte kërkuar të pastronte një milion dollarë, që sipas tij ishte një shaka aluçinante dhe një lojë politike për të goditur Prokurorinë e Përgjithshme, institucion që drejtohej prej vetë Arben Rakipit.
Arben Rakipi u emërua kryeprokuror i Shqipërisë në gusht të vitit 1997 dhe u shkarkua nga Parlamenti më 18 mars të vitit 2002. /Start/
2011-07-20 08:11