E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Smbështes asnjë kandidat për kreun e PD-së, Rama po shpik insinuata me emrin tim

joziKryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli, ka thënë se nuk është përfshirë në fushatë për kreun e ri të PD-së dhe se nuk mbështet publikisht asnjë prej kandidatëve. Sipas saj, mediat e kontrolluara nga Rama, kanë shpikur insinuata me emrin e saj.

Të dashur miq!

Duke marre shkas nga përmendja e emrit tim në disa media të shkruara, të dirigjuara kryekëput nga Edi Rama, për përfshirjen time në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, dua të sqaroj opinionin publik dhe, veçanërisht demokratët, se ky është një mashtrim dhe trillim.

E konsideroj të padenjë, të papranueshme dhe të ulët përdorimin nga kushdo të emrit tim.

Ftoj demokratët të hedhin poshtë me përçmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij.

Ftoj demokratët të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për atë që besojnë se do ti çojë në fitore, ka thënë Topalli./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›