E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Të dënojmë dhunën dhe urrejtjen e komunizmit

"Dita e Kujtesës" na thërret sot për të dënuar krimet e dhunës e diktaturës. "Dita e Kujtesës" na thërret për të dënuar dhunën, kudo e kurdo, ato që nxisnin dhunën e urrejtjen". Me anë të kësaj fjale, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përkujtoi 60-vjetorin e pushkatimit pa gjygj të 22 intelektualëve nga e gjithë Shqipëria. Një minutë heshtje u mbajt në Kuvend për të përkujtuar dhe dënuar të gjithë terrin e komunizimit.

“Mos ndoshta një pjesë e vogël e së djeshmes është ricikluar pa u filtruar kulturarisht dhe shpirtërisht. Kjo pjesë e së djeshmes vazhdon të godasë sistemin me dhunë me të njëjta metoda të egra të bllokut të së djeshmes. Pergjigjen e kanë shqiptarët ku 96 % e tyre e duan Shqipënë Europine” tha në fjalën e saj Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›