E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Te shkundet drejtesia

Drejtesia shqiptare duhet shkundur per te dale nga apatia. Kjo ka qene porosia e kryeparlamentares Jozefina Topalli per studentet e juridikut ne fillimvitin aklademik. Kryetarja e ligjislativit deklaroi se duhet mbyllur epoka kur me sistemin e drejtesise abuzohet dhe individe te vecante dalin mbi ligjin.

Sot drejtesia eshte ne nje moment qe ka nevoje per tu shkundur. Ashtu sic thuhej me perpara drejtesia eshte ai treni qe vjen me vonese. Jo Vendi jone ka nevoje qe drejtesia te vije menjehere. Mbi ligjin dhe nen ligjin nuk ekziston asnjeri se shteti ligjor eshte sfida e Shqiperise se sotme. Shteti ligjor kerkon njerez me integritet tha Topalli.

Deklarata e Topallit vjen nje dite para se ne komisionin e ligjeve te nisin seancat degjomore me kandidatet e presidentit per ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.

Jane 7 kandidatet e kreut te shtetit per gjyqtare te cilet do te degjohen nga deputetet gjate gjithe javes.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›