Vdes aktori Ndrek Prela, Topi mesazh familjes
Presidenti, Bamir Topi i ka derguar nje mesahz ngushellimi familjes se aktorit Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta, duke lene pas nje seri rolesh dhe kontribut ne artin skenik dhe kinematografik.
“Aktori me ndjeshmëri të lartë Ndrek Prela, i konsideruar me të drejtë si një nga pionerët e artit skenik dhe kinematograf shqiptar, do të kujtohet gjithnjë si një njeri i rrallë, i cili ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e vet artistike popullit të tij”- shkruhet ne mesazhin e presidentit.
Sipas tij, në mendjen dhe kujtesën e shqiptarëve e artdashësve do të mbeten gjithnjë të pashlyeshme jo vetëm personazhet artistike në skenë dhe në kinematografi që aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i bëri të pavdekshëm, por edhe e gjithë veprimtaria e tij njerëzore e artistike.