Topalli Topi po aq bllokues sa Edi Rama

Kryetarja e Kuvendit deklaron se Presidenti ka qenë po aq bllokues sa Edi Rama në integrim. Në këtë mënyrë ajo i është përgjigjur akuzës së kreut të shtetit një ditë ndaj drejtuesve të ekzekutivit dhe legjislativit, emrat e të cilëve përmenden në progres-raport, të cilëve u kërkoi të tregojnë përgjegjshmëri.
"Kam lexuar raportin me shumë vëmendje në mënyrë të vecantë për cështjen e gjyqësorit, drejtësisë dhe korrupsionin e madh që ka aty brenda. Përsa i takon arsyes kryesore për të cilën nuk është marr statusi i vendit kandidat që është bojkoti dhe bllokazhi. Unë i kam parë gjithmonë bashkë zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve të kaluara", tha Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit.
Emri kryesor që mban përgjegjësinë, sipas kryetares së legjislativit për refuzimin e 2-të të statusit të kandidatit nga Brukseli, është ai i Edi Ramës. "Bojkoti ia ka arritur qëllimit, e ka lënë Shqipërinë pa status. Si kryetare Parlamenti ndjej dhimbje, sepse në parlament gjatë dy viteve kanë kaluar 400 ligje, reforma. Skemi mundur të kalojmë vetëm 4 që varen nga votat e opozitës. Unë kam renditur cdo ditë për ligjin për heqjen e imunitetit. Nuk kalon me 71 vota, pavarësisht se deputetët e maxhorancës kanë bërë deklaratë për modelin gjerman për të mos njohur imunitet. Por komisioni i Venecias kërkon 84 vota, opozita nuk përgjigjet", vijoi Topalli.
Topalli listoi të gjithë nismat ligjore të kërkuara nga BE dhe të mbetura pezull nga vota e munguar e socialistëve. Ndër to reforma zgjedhore për të cilën deklaroi se po pret ende të majtët. Deklaratat e kryeparlametares u bënë gjatë konferencës për shtyp me përfaqësues të delegacionit të Bundestagut gjerman në Tiranë.
Elona Gjylmi