E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre shtete strategji per Ballkanin ne BE

Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar përpilimin e strategjisë, e cila do ta përshpejtonte hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë. “Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit”, thuhet në njoftim. 

Shefat e diplomacive të këtyre tri vendeve i kanë dërguar letër komisionarit për zgjerim të BE-së, Stefan Fule dhe komisionarit për politikë rajonale, Johanes Han, për ta paraqitur strategjinë tek ata.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›