E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Urojmë që opozita të votojë ligjet e BE

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se “maxhoranca uron që opozita të votojë ligjet e integrimit, që të vijojmë kështu me hapjen e negociatave për të përmbushur një detyrim që i kemi shqiptarëve, bashkimin me familjen europiane, të cilës i përkasim”. Deklarata eshte bere gjate takimit me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Dhomën e Deputeteve të Italisë, Mario Pescante.

Gjate takimit Pescante ka shprehur kenaqesi per hapat e medhenj te bere nga vendi yne ne rrugen e integrimit, duke shprehur njeheresh mbështetjen e Italisë në anetarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë si përkrahësja dhe avokatja kryesore në rrugëtimin europian të vendit. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si shumë të rëndësishëm faktin që Italia do të marrë në vitin 2014, presidencën e radhës së BE-së, duke shprehur bindjen se kjo do të ketë një impakt shumë të rëndësishëm mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›