E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Vlcek: Çekia mbështet Shqipërinë për vizat

Tiranë, 30 mars, NOA Përtej ndihmës që ka dhënë gjatë presidencës së saj 6-mujore në krye të Bashkimit Evropian, Republika e Çekisë do ta vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në rrugën e procesit të saj integrues si edhe heqjen e vizave.

Një fakt të tillë e ka deklaruar kryetari i parlamentit të Çekisë, Miroslav Vlcek, gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryeparlamentaren Topalli.

Gjatë takimit që patëm ne diskutuam çështje shumë të rëndësishme si të shkëmbimeve parlamentare, besimin e madh në diplomacinë parlamentare por kryesisht biseda u përqendrua tek liberalizimi i vizave, raportoi ajo mbi këtë takim.

Më tej, shtoi se jemi shumë të gatshëm që të ndihmojmë në të gjitha nivelet në fazën e parë, në mënyrë që Shqipëria të mos përsërisë të njëjtat gabime që ka bërë dhe Çekia para hyrjes në Bashkimin Evropian.

I ofrova zonjës kryetare ndihmën time konkrete përsa i përket lobingut që mund të bëhet tek vendet e Paktit të Vishegradit dhe gjithashtu i kërkova asaj të jetë prezente në takimin e kryetarëve te Parlamenteve të 27 vendeve, në mënyrë që të transmetojmë eksperiencat në rrugë konkrete dhe direkte, tha Vleck.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›