E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Wallack: Kaluam me sukses testin e demokracisë

Kalim me sukses të testit të demokracisë e ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli procesin zgjedhor më 8 maj. Gjatë një takimi të zhvilluar me Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Ken Wallack ata u ndalën në reformat e zhvilluara në vend dhe rrugën integruese të Shqipërisë.

Në takim u deklarua se demokracia shqiptare e kaloi me sukses, ashtu sikurse  SHBA pak vite më parë, një test të demokracisë. Zgjedhjet konkurruese dhe transparente të 8 Majit, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje dhe periudha e apelimeve, treguan në të njëjtën kohe së në Shqipëri, vota është e lirë dhe sistemi funksionon. Zgjedhjet e 8 Majit ishin zgjedhjet më të mira dhe më të drejta, që Shqipëria ka realizuar deri më sot- theksua në takim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›