Topalli: Zbardhje pasurise se Rames
Rozeta Rapushi
Mazhoranca "kercenon" se do te nxjerr ne sheh te gjitha te palarat per pasurite e llogarite bankare te ish-kryeministrave, ministrave apo lejet e ndertimit qe jep kryebashkiaku Edi Rama. Paralajmerimi u be nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjate debateve te ashpra ne seancen e mbremshme, ku Erion Brace kerkoi largimin e Kryeministrit dhe berjen publike te llogarive bankare ne Qipro. "Do i shohim mos e ki merak te gjitha llogarite bankare edhe te ish-kryeministrave e ish-ministrave. Madje dhe te kryetarit tuaj", foli ashper Topalli, duke iu referuar Edi Rames. Sipas saj, nen kontroll do jene dhe lejet e ndertimit e tenderet e bera prej tij. "Do i hapim letrat nje here e mire. Nuk ju pelqen kjo, po eshte rasti me i mire t'i hapim letrat se ja kemi fal 300 mije euro per pallatet atij", tha Topalli. Fjalet e Kryetares ngriten ne kembe opoziten, e cila i kerkoi te mos flase me si ne hetuesi. "Je ti, ajo qe ke bllokuar komisionin hetimor per te verifikuar pasurine e Kryeministrit dhe tenden. Se po te ishte bere ai komision, sot nuk do te kishte ndodhur Gerdeci, se do ishin zbuluar heret ato llogari", reagoi Brace, pa levizur nga foltorja e Kuvendit. Nderkaq deputetet e majte, u binin tavolinave ne shenje proteste per akuzat dhe paralajmerimet qe Topalli beri ne salle ne mungese te Kryeministrit Sali Berisha. E tere opozita bojkotoi Kuvendin ne momentin kur Kryetarja nuk pranoi me diskutimet per Gerdecin. "Ne te gjithe axhenden qe keni, nuk ka asgje me te rendesishme se Gerdeci. Kryeministri te sjelle raport me shkrim para Parlamentit. Se ato qe tha ate nate, u rrezuan me vone. Ka humbur besueshmerine, e duam me shkrim", kerkoi kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Kerkese qe u hodh poshte nga mazhoranca. Sipas kreut te Grupit demokrat, Astrit Patozi, tragjedia e Gerdecit nuk mund te diskutohet pafundesisht. "Ju duhet t'u qani hallin atyre njerezve, jo t'i perdorni per marrezi e ligesi politike", tha Patozi. Ne seancen e djeshme vijuan debatet mbi tragjedine e Gerdecit. Ashtu sic premtuan, deputetet e opozites kerkuan serish doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha per tragjedine e rende, pas shperthimit te fabrikes se cmontimit te armeve. "Kane kaluar dy jave nga shperthimi dhe asnje pergjegjes nuk ka dale para drejtesise. Do mjaftonin vetem disa ore, ku prokuroria te ndalonte te pakten 100 vete dhe 20 te akuzoheshin rende", tha Marko Bello, duke kerkuar llogari nga Kryeprokurorja Ina Rama pse nuk e ka bere nje gje te tille. Bello tha se ky eshte deshtim i mazhorances dhe institucioneve. Ndersa Taulant Balla akuzoi se 30 ore pas tragjedise, Kryeministri Sali Berisha eshte takuar me pronarin e firmes, "Alb Demil" pas mesnate. Sipas Balles, menjehere pas kesaj atij iu la afat te zbrazte llogarite, ne menyre qe prokuroria te gjente vetem 900 mije euro. Ne menyre simbolike, Balla solli ne salle dhe leter higjienike si dhe gazeten "Nee York Times', qe botoi shkrimin per trafikun e armeve dhe kerkoi qe te mos shkoje ne Samitin e Bukureshtit se eshte turp.
Sherri ne Kuvend
Erion Brace - Mos na bej si Nafija ti, na le te flasim. Grua shteti.
Jozefina Topalli - Kane mbaruar burrat e shtetit ne fakt, mo zoteri. Dhe ai qe po flet vetem me ate s'ka asgje te perbashket.
Erion Brace - Ne fakt, ti nuk mund te krahasohesh me burrat. E ke parasysh kete. Nuk jemi mbledh per kete, as per karficat e krehrat qe ti con ne Gerdec. Ne duam Kryeministrin ketu. Parlamenti nuk duhet te mblidhet per dengla. Me nje, Kryeminister qe genjen cdo dite jave. E ca na thote, se ka alibi. E vjen e na tregon letra qe i ka blere Diverolit, me municione, gjakun e Gerdecit.
Jozefina Topalli - Nuk jemi ne hetuesi ketu
Erioni Brace - Cfare hetuesie, alibine e Kryeministrit i hodhi poshte Pentagoni. FBI ka marre nen hetim avokatin e Kryeministrit.
Jozefina Topalli - Nuk degjoj une shpifje. Mor profesor shpifjesh. Pas asaj qe ndodhi, foli Bush e beri vleresime. Ne do e marrim ftesen per NATO, kjo eshte ngjarja historike.
Erion Brace - Bush eshte shume i madh per te hyre ne gojen tuaj.
Jozefina Topalli - Ti je aq i vogel sa s'po te shohim ne ketu.
Erion Brace - Bush e zbuloi Gerdecin 5 muaj para se ta zbuloni ju. Nje jave para vizites. Kerkuan ta pastronit. E kthyet ne depo se nuk e ndalnit dot krimin tuaj, vrasjen aty. Ju jeni ne gjendje te vrisni dhe 30 te tjere me grykesine tuaj thjesht per te bere para. C'kuptim ka raporti i deklarimit te pasurive, duam para per llogarite ne Qipro.
Jozefina Topalli - Ju mund te merziteni, t'i doni keto karrige. Po ty s'ta japin, lodhesh kot.
Do i shohim te gjithe llogarite bankare te ish-kryeministrave e ish-ministrave dhe te kryetarit tuaj. Nuk ju pelqen kjo. Dhe lejet e ndertimit e pallatet. Do i hapim letrat.
Erion Brace - Po nuk ke vullnet ti. Se 15-kateshin ne Shkoder po e ben ti jo keta
Jozefina Topalli - Po ke 3 vjet qe thua 15-katesh po s'ka asnje kat more. Lodhesh kot.