Topalli Zonja bija dhe nena te gjitha te parandalojme kacerin e gjirit

Nese behen kontrolle kanceri i gjirit nuk eshte fatal
Politika nuk eshte vetem debati qe behet ne Parlament. Politika nuk eshte vetem ligje qe kalojne ne Parlament. Politika eshte jeta dhe kjo eshte arsyeja pse une jam sot ketu. Beteja kunder kancerit te gjirit ashtu sikurse kunder kancerit ne pergjithesi eshte nje beteje e rendesishme. Beteja kunder kancerit eshte nje beteje te cilen mund ta fitojme te gjitha bashke - tha znj. Topalli. Ky ishte mesazhi i dhene nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne tubimin informues dhe ndergjegjesues lidhur me kancerin e gjirit nen moton Kanceri i gjirit vret me pak nese zbulohet shpejt. Takimi per kauzen e luftes kunder kanceri mblodhi bashke institucionet kryesore organizata shoqata spitale e qendra shendetesore.
Ne muajin e luftes kunder kancerit qindra gra u mblodhen ne sheshin perpara Galerise Kombetare te Arteve ku u shperndane materiale informuese per menyrat e zbulimit te hershem te kancerit te gjirit dhe me pas vijoi me nje ecje simbolike drejt sheshit perpara Akademise se Shkencave.
Dita kunder kancerit
Te nderuara zonja te dashura motra mike vajza bija ketu te pranishme. Une dua tju falenderoj per ftesen qe me keni bere per te marre pjese ne kete ecje ne kete mesazh qe te gjithe organizatoret kane menduar ne kete dite te diele. Nuk mund te mungoja ne nje aktivitet te tille per nje arsye te thjeshte por per nje te vertete te madhe - tha Kryetarja e Parlamentit. Znj. Topalli theksoi se ajo ka shume optimizem se semundja e kancerit nuk eshte me nje semundje fatale perkundrazi nese secila prej zonjave prej bijave prej motrave prej nenave bejne kujdes qe ne momentet e para te shkojne tek mjeku te bejne vetekontrollin te bejne mamografine ajo mund te kthehet ne nje semundje teresisht te perballueshme dhe mbi te cilen ne mund te fitojme. Ne grate do te fitojme kunder semundjes se kancerit. Ne grate do te bejme nje kryqezate kunder semundjes se kancerit. Ne grate ne nenat e kemi per detyre jo thjesht per veten tone. Se pari dhe mbi te gjitha do ta bejme per femijet tane per keto vajza per keta djem te vegjel te cileve ja kemi borxh sepse eshte jeta jone eshte qellimi yne eshte cdo gje eshte gjeja me e shtrenjte qe ne kemi. Une ju falenderoj per pjesemarrjen dhe pergezoj organizatoret per organizimin e ketij takimi dhe te kesaj ecje ne nje mesazh te rendesishem per jeten qe eshte gjeja me e shtrenjte - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ne permbyllje te muajit nderkombetar te luftes kunder kancerit gra nga i gjithe vendi i jane drejtuar kryeqytetit per te marre pjese ne nje aktivitet sensibilizues ku nder te tjera ne nje dite te vetme eshte ofruar falas kontrolli i gjirit nga nje spital privat ne Tirane.
Ka pasur nje interes te madh te grave te ardhura nga qytete te ndryshme per te bere kete kontroll falas cka ka shkaktuar radhe te gjata.
Ne perfundim te ecjes pjesemarresve te interesuar u dha mundesia qe ne disa cadra te ngritura enkas te ndjekin biseda informuese per menyren e zbulimit te hershem te kancerit te gjiri si dhe te kryejne ekzaminime falas.