Vlore shkollat ne rrezik asnje mase sigurie
Shkollat dhe kopshtet ne rrethin e Vlores jane teresisht te pambrojtura nga zjarret. Godinat e vjetra nuk kane sistem te mbrojtjes nga zjarri ndersa ne godinat e rejat edhe pse ky sistem ka qene i perfshire ne projektin ne leter nuk eshte zbatuar ne terren per shkak te kostos. Konkluzioni ka dale pas kontrolleve ne shkollat dhe kopshtet e qytetit dhe komunave i ushtruar nga sektori i parandalimit dhe mbrojtjes nga zjarri gjate te cilave eshte konstatuar nje situate e veshtire madje e rrezikshme. Ekspertet e ketij sektori propozojne hartimin e nje plani gjitheperfshires per tu paraprire fatkeqesive nga zjarret.
Ne pergjithesi masat e mbrojtjes nga zjarri lene per te deshiruar. Gjithe keto objekte duhet te kene nje projekt te mbrojtjes nga zjarri i cili te jete bere nga nje specialist i mirefillte.
Hartimi dhe zbatimi i planit te mbrojtjes nga zjarri mbetet ne varesi te bashkepunimit te drejtorise arsimore te rrethit dhe njesive te pushtetit vendor qe jane bashkite dhe komunat.