E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumenti i gjyqit: Halim Xhelo i ka bërë presion Enverit. I biri: Kam 20 vjet që kërkoj eshtrat.

Halim Xhelo

I biri: 20 vjet në kërkim të eshtrave të babait.

Halim Xhelo, dilema për vdekjen e gjeneralit, e vranë apo u vetëvra?

Drejtori që ka firmosur procesverbalin e vdekjes, atë ditë nuk ka qenë në detyrë, por me pushime në plazh.

(vijon nga numrat e kaluar)

Halim Xhelo, gjenerali i dënuar për tradhti, ndërroi jetë më 26 qershor 1975, kur kishte kryer gjysmën e dënimit. Së paku, këtë komanda e Burgut të Burrelit është detyruar ta dokumentojë zyrtarisht, pa harruar të arsyetojë se bëhej fjalë për një rast vetëflijimi. E vërteta është se mënyra si janë konsumuar rrethanat e vdekjes së gjeneralit “tradhtar” në dosjet e autoriteteve, e bën jo pak të dyshimtë variantin e tyre. As raporti nga momenti i ngjarjes, por as përpjekjet e mëvonshme, nuk i kanë dhënë përgjigje bindëse dilemës së tmerrshme: vdiq, e vranë apo vrau veten Halim Xheloja?! I biri i gjeneralit që është stërmunduar të ndriçojë sadopak nga enigma e vdekjes së të atit, mundohet t’i afrohet të vërtetës nga një qasje tjetër. “Vdiq disa herë Halimi kur ishte në burg”, kujton ai, duke përmendur lajmet e shpeshta që prodhonte Sigurimi për të paralajmëruar fundin e tij. Kjo sjellje e çuditshme i ka detyruar të hapin mort e të udhëtojnë të terrorizuar herë pas here drejt kampeve ku vuante dënimin.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›