Topalli dhe KOP-i luftë për të marrë kryesinë
16/12/2009 Pas përfundimit të zgjedhjes së Këshillit Kombëtar përplasje në PD
Para festave të fundvitit priten zgjedhjet për kryesinë e re
Kryeministri Sali Berisha menjëherë pas shpalljes së emrave fitues të Këshillit Kombëtar pritet të thërrasë mbledhjen e parë të këtij forumi, ku do të zgjidhet më pas dhe kryesia e Partisë. Burime në PD shprehen se kjo mbledhje pritet të mbahet para festave të fundvitit, por duke ndjekur dhe praktikën pas kongresit që ka ndjekur lideri i PD-së menjëherë pas zgjedhjeve brenda PD-së është shpallur dhe gara për kryesinë e Partisë Demokratike. Në vitin 2005 Berisha e mblodhi Këshillin Kombëtar menjëherë pasi dolën rezultatet e votimit në kuvendin e 7-të të PD-së.
Por megjithëse në pushtet, dhe në dukje të qetë, zgjedhjet edhe brenda PD-së nuk kanë kaluar pa një rivalitet të heshtur mes klaneve brenda kësaj partie. Duke ditur dhe rëndësinë që ka kryesia e PD-së, sidomos në përzgjedhjen e kandidaturave qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë në zgjedhjet lokale, edhe kësaj here duke se lufta do të zhvillohet e ashpër. Partia demokratike pritet t’i hyjë një luftë influencash brenda vetes, që ka në përbërje dy kampe, të cilat s’kanë aspak qëllim luftën me kryetarin, por luftën për influencë pranë kryetarit. Në njërën anë qëndron ajo pjesë e klanit që kryesohet nga Kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht dhe nënkryetare e PD-së, që ka pasur përherë jo pak influencë si në emërime postesh, ashtu dhe në përzgjedhjen e kandidaturave, dhe një tjetër klan (nëse mund ta quajmë) i formësuar pas prurjeve të vitit 2005. Bëhet fjalë për emrat që u futën në PD dhe qeveri në vitin 2005, ku më të suksesshmit kanë qenë Majlinda Bregu dhe Lulëzim Basha, por edhe emra si Aldo Bumçi apo Gerti Bogdani, të cilët kanë qenë jo pak të suksesshëm në aktivitetin e tyre politik. Sa për nënkryetarin tjetër, Astrit Patozin, ky ka preferuar të qëndrojë disi asnjanës, ashtu si dhe paraardhësi i tij Topi, ndërsa Bode, sekretari i përgjithshëm, njihet si njeri jashtë klaneve, pasi nuk i nevojiten, sepse gëzon simpatinë e kryeministrit për shkak dhe të profesionalizmit të tij.
Përplasjet
Ndërkohë në Kuvend janë shtuar akoma më shumë ish-KOP-istës, të cilët në përgjithësi kanë preferuar të qëndrojnë jashtë influencës partiake të Topallit.
Lufta sipas burime në PD u përqendrua jo pak në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar në kongres, ku të dyja palët u munduan të bindnin delegatët që të votojnë për emrat përkrahës të tyre në listë. Por pas daljes së rezultatit gara do të përqendrohet në zgjedhjet për anëtarë kryesie. Natyrisht, të gjitha kandidaturat do të marrin më parë pëlqimin e kryetarit, por ama mes tyre nga të dyja anët do të mundohen të përzgjidhen ata që janë përkrahës të njërit apo tjetrit grup. Kjo ka ndodhur dhe në vitin 2005, kur në fund u desh ndërhyrja e kryeministrit, pasi lufta u bë aq e egër mes klaneve, sa nga votimi në Këshillin Kombëtar desh ngelën jashtë figurat qendrore të partisë, si fjala vjen sekretari i përgjithshëm Ritvan Bode. Logjika është e thjeshtë: sa më shumë vota në kryesi, sa më shumë mbështetje atje, aq më e sigurt është karriera politike, por edhe influenca brenda partisë. Por në rast se i hedhim një sy listës së Këshillit Kombëtar, do të shohim se pjesa më e madhe e kandidaturave janë punonjës të administratës shtetërore dhe përkrahës të njërit apo tjetrit ministër. Me pak fjalë, në fund do të fitojë vendet e kryesisë ai grup që në qeveritë Berisha ka pasur më shumë ministra, dhe që ka aktualisht. Dhe në këtë prizëm ish-KOP-i ka një bilanc shumë më pozitiv sesa klani riciklues me të njëjtat figura i Topallit. Në qeveritë e njëpasnjëshme të PD-së të ardhurit në këtë parti kanë gëzuar jo pak herë poste ministrore, por edhe poste të larta në Partinë Demokratike, duke fituar kështu terren në bazën demokrate.
Emrat që do mungojnë
Në kryesinë e re që do të zgjidhet janë një sërë emrash që pritet të mos jenë më anëtarë të këtij forumi vendimmarrës. Në kryesinë e kaluar kishte dhe emra që gjatë kohës iu kundërvunë kryetarit të partisë, si Aleksandër Biberaj, por dhe Maks Cikuli, i cili nuk u kandidua as në Këshillin Kombëtar të PD-së. Nga ana tjetër, janë një sërë emrash të tjerë, që janë treguar, si të thuash, anemikë në aktivitetin e tyre politik, të cilët në zgjedhjet e 2009-s pritet të mos e shohin më emrin e tyre as si kandidaturë. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky organizëm dhe impaktin që ka në jetën e partisë, pjesëmarrja në të nuk do të jetë aq e lehtë si në vitet e kaluara. Në këtë rast do të shihet dhe aktiviteti i gjithsecilit, pjesëmarrja në jetën politike, kontributi në fushatë etj. Pra, do të kemi të bëjmë me një përzgjedhje shumë të kujdesshme. Natyrisht, përjashtim nga kjo bëjnë figurat e njohur të partisë, të cilët nuk rrezikohen për shkak dhe të influencës së tyre. Gjithsesi, do të jetë votimi i anëtarëve ai që do përcaktojë se cilët do të jenë në katër vjetët e ardhshëm në krye të kupolës së PD-së.
Kompetencat e kryesisë, neni 42
Kryesia e PDSH-së angazhohet në zbatimin e vendimeve të marra nga Kuvendi e Këshilli Kombëtar. Ajo përgatit projekte programesh, platformash dhe çdo kërkese tjetër që i paraqiten forumeve në emër të saj. Për këtë qëllim kryesia e PDSH-së mund të ngrejë grupe pune.
2. Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
- Kryesia ka të drejtë të vendosë për thirrjen e Kuvendit, për zgjedhje të reja të nëndegës së Partisë dhe caktimin e organeve drejtuese të përkohshëm të degës në përputhje me nenin nr. 36.
Vendimet në kryesi merren me shumicë të thjeshtë të votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të kryesisë. Në rast mossigurimi të kuorumit mbledhja vijuese e saj për të njëjtin rend dite zhvillohet pavarësisht nga prezenca e kryesisë dhe ka të drejtë t’i adresohet veç secili prej anëtarëve të saj edhe çdo kryesi dege, grup-dege, organizatë partnere.
Deklarata
Dogjani: Shembja e tunelit, qeveria hesht
Deputeti i qarkut të Kukësit Asllan Dogjani reagoi sërish dje lidhur me shembjen e tunelit Rrëshen–Kalimash dhe heshtjen e qeverisë mbi një çështje të tillë. “Jam i zhgënjyer si mijëra të tjerë, në Kukës, Lezhë, Shkodër, Malësi të Madhe, por dhe në Durrës, Tiranë, Fier e Elbasan. Jam njësoj i zhgënjyer si qindra mijë shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë, që sot kërkojnë rrugën e premtuar, madje inauguruar me shumë se një herë nga Sali Berisha, por që fatkeqësisht nuk e përdorin dot”, - vlerësoi Dogjani. Sipas tij, tuneli, që do të bënte të mundur lidhjen e Shqipërisë me Kosovën, sot është i shembur dhe bashkë me të u shembën edhe miliona euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë. “Jo si deputet i Partisë Socialiste, por si qytetar i Kukësit nuk do të resht së kërkuari të vërtetën. Nuk do të resht së pyeturi Sali Berishën dhe ministrat e tij mbi të vërtetën e shembjes së tunelit të kombit. Derisa të japin përgjigje përpara shqiptarëve. Dhe përpara drejtësisë”, - deklaroi ai.
Potestat
Xhaçka: Aksioni ynë në të gjithë vendin
Partia Socialiste i mëshoi dje me forcë faktit se protestat që do të organizohen gjatë kësaj periudhe do të kenë në qendër krizën e demokracisë dhe të ekonomisë së familjeve shqiptarëve. “Do të protestojmë për shtrenjtimin e përkujdesit shëndetësor dhe pamundësinë e qindra mijë familjeve, që jetojnë në fshat e në qytet, për të mos u vizituar dot në spitale e klinika. Gjatë javës në vijim do të protestojmë për kapjen e shtetit nga interesat e një familjeje të vetme dhe të një grushti njerëzish, që po uzurpojnë çdo ditë e më shumë koncesione, privatizime, toka, qofshin ato publike apo private”, - vlerësoi deputetja socialiste Olta Xhaçka. Por duke radhitur këto arsye, Xhaçka nënvizoi se “do të protestojmë kundër një njeriu që për muaj me radhë ka thyer zemra nënash, motrash e fëmijësh duke nxjerrë nga goja e tij shpifje monstruoze, që vetëm një i marrë mund t’i mendojë, në kohë që duhet të gjejë burrërinë për të shkuar e për të vërtetuar në gjykatë plot 20 akuza penale dhe civile që janë ngritur kundër tij”.