E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule, dy emra per zevendesimin e Barkes

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule do te dorezoje sot ne kryeminstri, dy kandidatura, qe sipas tij duhet te zevendesojne Ministrin aktual te Puneve dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka. Dule do te dorezoje dy emra, ne menyre qe kreu i qeverise, Sali Berisha te kete mundesine te vleresoje mes tyre se kush meriton me shume postin e ministrit. Pas marrjes ne dorezim zyrtarisht te kerkeses per ndryshimin e ministrit por dhe emrat per zevendesimin e tij, kryeministri Berisha pritet te dale me nje vendim vetem ne mes jave, kur do te mblidhet dhe qeveria qe ai drejton. Vendimi per ndryshimin e ministrit Barka u morr disa dite me pare ne mbledhjen e kryesise se PBDNJ-se. Sipas Dules, Barka nuk perfaqeson me, interesat e partise ne qeveri e ndaj eshte i nevojshem zevendesimi i tij i menjehershem. Po keshtu, Dule tha se ndryshimi do te ndihmoje per nje qeverisje me te mire. Ai u shpreh se PBDNJ eshte e interesuar per te mbajtur te njejten ministri, pra ate te Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Por nese kryeministri Sali Berisha, sipas tij, vendos tu jape nje tjeter post ministror, atehere PBDNJ eshte e hapur per negociata e bisedime. Vete Barka shprehet i cuditur nga nje vendim i tille.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›