Topalli e Beja, kandidatët e parë favoritë në PD për President
TIRANE- Emri i kandidatit për President të ri të vendit do të dalë nga Këshilli Kombëtar i PD-së, ndonëse probabiliteti më i madh është që kandidatura të dalë publikisht në limitet e fundit kohore. Megjithatë, aktualisht dy janë kandidaturat e mundshme të PD-së për postin e kreut të ri të shtetit, ajo e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe tani së fundi flitet edhe për kreun e komisionit të jashtëm, Fatos Beja.
Kandidatura e tij duket se do të jetë surpriza e demokratëve në momentet e afrimit të zgjedhjes, nisur nga fakti se vetë Berisha ka deklaruar se nuk do të kandidojë për president, por ka bërë të qartë se do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së. Edhe znj.Topalli nuk është shprehur optimiste për garën elektorale, ndërkohë që gjithnjë e më shumë në PD flitet për emrin e z.Fatos Beja.
Procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e sanksionuar në Kushtetutë, parashikon 5 votime, të fshehta dhe pa debat nga Kuvendi. Në ligjin themeltar të shtetit, nënvizohet fakti se në tre raundet e para, fiton ai kandidat, i cili merr mbështetjen, e përkthyer në votë, nga tre të pestat e deputetëve. Saktësisht, neni 87 i Kushtetutës, i ndryshuar me dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës në pranverën e vitit 2008-të, thotë se, “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Pra, në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr tre të pestat e votave të deputetëve, në raundin e katër kreu i shtetit zgjidhet edhe me 71 vota.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)