Aleksandër Biberaj: Gati partia e re me në krye Bamir Topin
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi dje në një emision televiziv se një grup të pakënaqurish brenda kësaj force politike prej kohësh po punojnë për krijimin e një partie të re.
Në këtë mënyrë ai ka lënë qartësisht të kuptohet se bëhet fjalë për një parti, që do të kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi fill pasi ai do të përfundojë mandatin në krye të shtetit.
Biberaj konfirmoi gjithashtu se tashmë ka nisur puna për hartimin edhe të programit politik. Kjo forcë e re politike që sipas tij do të jetë e qendrës së djathtë nuk do të ketë asnjë lidhje tha Biberaj me “Aleancën Kuqezi” të drejtuar nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Një lëvizje të tillë, Biberaj e ka deklaruar më herët në një intervistë të dhënë në datën 24 tetor 2011 për “Gazeta Shqiptare”. “Do të marr pjesë edhe në reformimin dhe krijimin e të djathtes së re shqiptare që do të konsolidojë demokracinë, shtetin ligjor në Shqipëri dhe do ta integrojë Shqipërinë në BE”,-u shpreh mes të tjerash Biberaj.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)