E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, gruaja me karrierën më të suksesshme në historinë e shtetit

Jozefina Topalli është deputete e Partisë Demokratike që nga viti 1996 e zgjedhur nga qarku i Shkodrës. Ajo mban edhe postin e nënkryetares së Partisë Demokratike prej disa vitesh. Është diplomuar në universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" për matematikë dhe drejtësi, ndëkrohë ka kryer një studim specializimi në Univesitetin e Padovës në Itali.
Është 46 vjeç, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Flet shumë mirë anglisht, frëngjisht, italisht dhe rusisht.
Padyshim që cilësohet një nga figurat e forta të PD-së dhe krahu i djathtë i kryeministrit Berisha. Në cilësinë e të zgjedhurës dy herë si kryetare e parlamentit, ajo cilësohet si gruaja me karrierën më të suksesshmë në gjithë historinë e shtetit shqiptar.
Por e vlerësuar nga partia e vet, Topalli ka marrë shumë kritika nga opozita, kryesisht nga Partia Socialiste. Disa herë në parlament janë zhvilluar debate të posaçme pikërisht për situata që janë krujuar në parlament. Një prej tyre ka qenë edhe një mocion mosbesimi i PS-së, një mocion të cilin Topalli e fitojë si një betejë të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›