E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli rizgjidhet kryetare e Kuvendit

Parlamenti i ri i dha Jozefina Topallit mandatin për të drejtuar Parlamentin për 4 vitet e ardhshme. Nga 75 deputetët e pranishëm në sallë 74 prej tyre votuan pro rizgjedhjes së Topallit dhe vetëm një votë ishte kundër. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi u shpreh në seancë se 15 deputetët e PD-së kanë depozituar me shkrim në sekretarinë e përkohshme propozimin e tyre për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit. Sipas tij për Jozefina Topallin si kryetare e Kuvendit kanë firmosur edhe deputetë të forcave politike që janë në koalicion me Partinë Demokratike.
Kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të fshehtë dhe votimi është drejtuar nga një komisioni votimi i përbërë nga 5 deputetë.
Deputetët e Partisë Socialiste të opozitës nuk morën pjesë në këtë seancë sikurse kishin paralajmëruar, për shkak të qëndrimit të tyre kontestues ndaj procesit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›