E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët e lagjes protestojnë para shtëpisë së Kastriot Islamit

shtepia e kac islamitNjë grup socialistësh të lagjes, në të cilën banon Kastriot Islami, janë mbledhur para pallatit të tij për të protestuar për shkak të votë së tij në parlament.

Socialistët e lagjes ndjehen të fyer që vota e tyre është përdorur për të mbajtur në pushtet Berishën.

Grumbullimi duket se ka krijuar kaos tek rrugicat e pallatit, ndërsa vetë Islami nuk ishte në banesë, por në Sheraton.

Kastriot Islami, i zgjedhur deputet nga lista e Partisë Socialiste në Tiranë, është larguar nga grupi socialist dhe ka votuar rregullisht çdo nismë të qeverisë Berisha, përfshi përbërjen e qeverisë dhe marrjen e anëtarit të KQZ një ditë më parë.

Berisha i premtoi në Kuvend një bashkëpunim afatgjatë pas këtyre gjesteve, që nënkupton përfshirjen e tij në listat e PD-së në këto zgjedhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›