Topalli kopjon Ramën, shënime në Facebook
Jozefina Topalli po infektohet nga virusi i rrjeteve sociale. Prej disa ditësh ajo ka nisur të kopjojë stilin e kreut të opozitës Edi Rama. Topalli – ndryshe nga Rama që shkruan ntë Twiterr herë pas herë lë ndonjë shënim në faqen e saj në Facebook.
Statusi i fundit që ajo ka shkruar është: Ne shqiptarët jemi një popull i jashtëzakonshëm dhe inteligjent. Kemi një brez të ri të mrekullueshëm që do ti shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe poshtë saj është ngarkuar një foto e saj bërë gjatë emisionit Opinion ku ajo dha një intervistë mbrëmë.
Faqja e Topallit në Facebook ka aktualisht rreth 1700 ndjekës.