E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre të vdekur nga një familje nga përplasja e një makine me autobusin

Një aksident rrugor i ndodhur para disa minutash i ka marrë jetën tre personave nga e njëjta familje.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë Vorë, në vendin e quajtur ura e Gjoles, ku si pasojë e përplasjes së një makine me një autobus, kanë mbetur të vdekur Atobel, Suela dhe Kejsi Shota, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ervis Shota.

Makina në të cilën udhëtonte familja Shota është përplasur me autobusin e linjës Durrës-Rrëshen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›