E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian Shqiperia i plotesoi detyrimet per vizat

Vizat Malmstrom takon Bashen vleresohet progresi.

Tri kriteret shtese te vendosura nga Bashkimi Evropian si kusht per liberalizimin e vizave jane plotesuar dhe tani pritet vetem vendimi i Keshillit te Ministrave te BE-se qe te marre vendimin perfundimtar. Vleresimin pozitiv per permbushjen e kushteve nga ana e vendit tone e ka bere te ditur komisionerja per eshtjet e Brendshme dhe Drejtesine e BE-se Cecilia Malmstrom gjate takimit me ministrin e Brendshem Lulzim Basha ne Bruksel.

Komisionerja Malmstrom eshte shprehur Komisioni Evropian ka shpallur raportin e tij per vleresimin teknik te procesit ku thuhet se Shqiperia i ploteson kushtet e udherrefyesit se vendi ka bere ate qe duhet te bente dhe se ne rekomandojme heqjen e vizave. Tani i takon Keshillit te Ministrave te BE-se te vendose.

Nga ana e tij ministri Basha ka informuar komisioneren per zhvillimet qe ka bere vendi yne ne drejtim te konsolidimit te arritjeve dhe te rezultateve cka bene te mundur rekomandimin e Komisionit per heqjen e vizave. Per Shqiperine procesi nuk ishte thjesht nje fushate me fillim dhe fund por eshte dhe mbetet mbi te gjitha nje proces i perkushtimit te thelle te qeverise shqiptare ndaj standardeve dhe reformave per ta bere vendin pjese te denje te strukturave te Bashkimit Evropian - eshte shprehur ministri Basha. Duke vleresuar marredheniet e pozitiv me te gjitha vendet e Ballkanit ministri i Brendshem ka shtuar me tej se Ne perputhje te plote me angazhimin e institucioneve te Bashkimit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret e te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor Shqiperia po luan nje rol aktiv per konkretizimin e nje Shengeni ballkanik ne kuader te presidences shqiptare te Nismes Rajonale per Migrimin Azilin dhe Refugjatet.

Gjate takimit Malmstrom dhe Basha kane folur per perparimin qe ka bere Shqiperia per liberalizimin e vizave dhe masat e marra kundrejt parandalimit te krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe narkotrafikut. Shqiperia ka kontribuar ne rritjen e bashkepunimit rajonal kontribut i cili ka dhene edhe frytet e tij duke marre parasysh shkaterrimin e bandave kriminale gjate muajve te fundit ne vendin tone. Nderkohe ministri i Brendshem i ka bere te ditur komisioneres se institucionet shqiptare kane filluar nje fushate per informimin e opinionit publik per liberalizimin e vizave. Ne procesin e informimit te qytetareve jane perfshire edhe sportelet e institucioneve te tjera dhe per pergatitjet per momentin kur do te filloje levizja e lire.
Ministri Basha gjate takimit me komisioneren Malmstrom ka shprehur mirenjohjen qe Komisioni i mbeti besnik perkushtimit te vet qe pas konstatimit te permbushjes se kushteve te rekomandonte heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Liberalizmi i vizave ishte tema kryesore e diskutimit edhe ne takimet qe ministri Basha zhvilloi ne Bruksel me Grupin e Punes per Ballkanin Perendimor te Keshillit te Bashkimit Evropian drejtorin e Pergjithshem per Zgjerimin Michael Leigh dhe me Melchior Wathelet sekretarin e Shtetit per Migrimin dhe Azilin te Belgjikes. Kjo e fundit mban Presidencen e radhes te BE-se. Te njejtin vleresim ka bere nje jave me pare edhe reporterja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon gjate nje takimi me ministrin Basha e cila ka thene se Shqiperia i ka plotesuar kushtet per heqjen e vizave. Ne datat 8-9 nentor te ketij viti do te merret vendimi perfundimtar per heqjen e vizave ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian dhe pritet qe te jete pozitiv duke marre parasysh se vetem pak dite me pare Komisioni i Politikes se Jashtme te PE-se miratoi me shumice votash opinionin per propozimin e Komisionit per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›