E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli mbledh emrat e KQZ. Këshilltarja e saj, kandidate kryesore

Në tavolinën e Jozefina Topallit ka mbërritur lista formale dhe lista reale e kandidatëve të KQZ. Edhe pse dosjet formalisht dorëzohen tek Komisioni, të paktën 5 prej këtyre dosjeve rrinë tek zyra e Jozefinës. Oerd Bylykbashi, Ilirjan Celibashi, Çlirim Gjata, Klement Zguri dhe Kristaq Kume. Këto pesë dosje i mban Jozefina, ndërkohë që pardje me urdhër të saj ka dorëzuar dosjen Lefteri Lleshi, këshilltarja e saj juridike dhe anëtare e KLD. Bylykbashi mund të skualifikohet pasi është shef kabineti i Berishës, kështu që ngelen emrat e tjerë që kanë dorëzuar dosjet. Lista formale vazhdon me Agron Haxhimalin, Anton Lleshajn, Kastriot Frashërin, Kristaq Kumen, Lefteri Lleshin, Sokol Hasanajn, Sajmir Vishajn, Sokol Agon, Myrteza Myftarin, Muharrem Nokën dhe Etleva Paplekajn. Megjithatë duket se Topalli është duke çuar drejt KQZ këshilltaren e saj, Lefteri Lleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›