Skena e vrasjes: Xhakja është thirrur tek vendi i krimit
E gjithë skena e ndërtuar mbi vrasjen në Shijak bazohet deri tani tek përpjekja e viktimës për të kontrolluar një makinë dhe hapja zjarr nga brenda saj mbi komisarin.
Një burim i gazetës Tema në Shijak thotë se shkaku për vrasjen ka nisur nga një kontroll rutinë i komisarit të policisë dhe një ndihmësi të tij ndaj makinës ku udhëtonte nipi i Ilir Xhakjes. Ky i fundit i ka telefonuar Xhakjes, duke i thënë se polici po sillet shumë keq ndaj tij.
Pas kësaj Xhakja ka mbërritur tek postblloku dhe ka debatuar fillimisht me ndihmësin e komisarit. Në këto moment komisari ka ndërhyrë dhe Xhakja ka hapur zjarr mbi të.
Sipas këtij burimi, mes Xhakjes dhe ndihmësit të komisarit ka pasur një histori armiqësie dhe ky ka qenë shkaku që ai ka dyshuar tek kontrolli ndaj nipit të tij.
Vërtetësia e këtij versioni mbetet të provohet nga hetimi, i cili gjithsesi nuk e lehtëson asnjë rrethanë për vrasjen ndaj shefit të komisariatit.
