PD kërkon rrëzimin e propozimit të PS për ndryshimet kushtetuese

Partia Demokratike kërkon rrëzimin në parim të propozimit të PS për ndryshimet kushtetuese, të cilat po shqyrtohen në Këshillin e Legjislacionit.
Nëpërmjet relatores, Paulina Hoti PD ka zbardhur të gjitha arsyet që sipas saj çojnë në rrëzimin e nismës së Partisë Socialiste, për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ka propozuar dhe rrëzimin e amandamendeve të socialistëve si në Këshillin e Legjislacionit ashtu dhe në Komisionin e Ligjeve.
Sipas PD propozimi i PS për ndryshimet kushtetuese cënon procedurat demokratike në Kuvend, ul legjitimitetin e rendit kushtetues, dobëson rolin e opozitës, krijon mundësi për pazare si dhe ofron bllokim institucional.