E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, me femijet e shkollave per 1 Qershorin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, percolli sot urimet me te mira per te gjithe femijet, nxenesit, prinderit e mesuesit me rastin e 1 Qershorit. Femije dhe nxenes te shkollave te ndryshme 9-vjecare festuan 1 Qershorin duke performuar ne disa minikoncerte numra te ndryshme artistike kengesh e vallesh. "Gezimi juaj eshte motivi i jetes se prinderve tuaj dhe i shoqerise sone. Une jam e bindur se po t'i bejme femijet te lumtur ne kemi kontribuuar per te bere nje shoqeri me te mire. Falenderoj mesuesit dhe prinderit tuaj per keto femije te mrekullueshem qe ju jeni dhe me zemer ju uroj shume dashuri dhe sukseset me te mira ne familje, ne jete dhe kudo", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Femijet te emocionuar bene edhe fotografi me Kryetaren e Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›