E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMF: Te mbrohen konsumatoret e sherbimeve ne tregun e sigurimeve

Konsumatoret qe aplikojne sherbime ne tregun shqiptar te sigurimeve duhet qe te gezojne nje mbrojtje te posacme. Ishte pikerisht ky konkluzioni i nxjerre nga ekspertet, gjate punimeve te nje workshopi te organizuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Duke iu referuar pikerisht, praktikave me te mira dhe standardeve nderkombetare, ne kete aspekt, pjesemarresit shqiptare te ketij takimi, ballafaquan eksperiencat e tyre me koleget e pranishem nga Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia. Nga ana e saj, kryetarja e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare te Shqiperise, Enkeleda Shehi, theksoi rendesine e madhe qe ka mbrojtja e konsumatorit si e tille, si nje nder misionet themelore te ketij institucioni. Ndersa shtoi se duhen respektuar parimet baze te hartuara nga Organizata Nderkombetare e Mbikeqyresve ne Sigurime (IAIS), por ne te njejten kohe edhe praktikat me te mira te vendeve te tjera ne rajon dhe ne Europe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›